Apoya a TIME. Preserva la verdad.
Arberi

BRECHA: El gobierno gastó solo el 30 por ciento del presupuesto previsto para inversiones de capital en 9 meses.

gobierno

Foto de : Driton Pacharada

Nëpërmjet një grafikoni, Instituti GAP ka bërë të ditur se Qeveria e Kosovës ka shpenzuar vetëm 30 për qind të buxhetit të planifikuar për investime kapitale, në nëntë muajt e parë të vitit 2026.

Për këtë periudhë, Qeveria pati planifikuar shpenzimin e 750 milionë eurove. Por i shpenzoi vetëm 225.5 milionë.

Investimet kapitale përfshijnë projekte si rrugë, shkolla, spitale dhe infrastrukturë që nxisin zhvillimin ekonomik.

Por kjo përqindje, nuk është diçka e re. Ngjashëm qe edhe viteve të shkuara, sipas grafikut të publikuar nga GAP-i.

Puede ser una imagen de texto

E pikërisht sot, kryeministri Albin Kurti, u shpreh se të hënën planifikohet miratimi i projektbuxhetit për 2027-n e të cilin e cilësoi si “buxhet të projekteve kapitale”. Ai tha se për herë të parë buxheti për investime kapitale do ta tejkalojë vlerën prej një miliard eurosh.

“Të hënën, në mbledhjen e radhës të Qeverisë, do të miratojmë projektligjin për buxhetin e vitit 2027. Do të jetë buxhet i projekteve kapitale, i përshpejtimit të rritjes ekonomike, dhe i rritjes së cilësisë së vendeve të punës. Ky është buxhet i rrugëve, hekurudhave, e digave. Për herë të parë buxheti për investime kapitale do të tejkalojë vlerën 1 miliardë euro”, tha Kurti në një mbledhje të partisë së tij.

E realizimi i investimeve kapitale nga niveli lokal është po ashtu i ulët sepse një pjesë e madhe e buxhetit të kapitaleve po përdoret për të paguar obligime gjyqësore, përfshirë ato për kontratën kolektive.