Apoya a TIME. Preserva la verdad.
Arberi

La familia de Astrit Dehari acusa a la Fiscalía de manipular el caso.

Avni Dehari dhe Tome Gashi

Foto de : Driton Pacharada

Avni Dehari, babai i aktivistit të Vetëvendosjes Astrit Dehari që ka vdekur para dhjetë viteve në burgun e Prizrenit, si dhe avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, kanë thënë se Dehari është vrarë dhe e kanë akuzuar Prokurorinë, e cila sipas tyre ka tentuar që rastin ta paraqesë si vetëvrasje. 

Dehari ka thënë se rasti i djalit të tij është zvarritur nga Prokuroria. 

“Ka pasur manipulime rreth vdekjes së Astrit, kryeprokurori Sylë Hoxha bënte përpjekje me urdhër të pushtetit të atëhershëm që këtë vdekje ta paraqiste si vetëvrasje. Raporti i mjekeve ligjor të pavarur kishin sjellë fakte se nuk behej fjalë për vetëvrasje, po për vrasje. Edhe shumë dëshmi të tjera sjellin fakte, këtë e ka vërtetuar edhe raporti i mjekësisë ligjore. Katër prokurorë që nga fillimi e kanë zvarritur këtë rast deri sa kanë dalë në pension. Shpresojmë që do të kemi rezultate, ia lëmë kohës”, ka thënë Dehari në konferencën e mbajtura para Prokurorisë Speciale, raporton EkonomiaOnline. 

Ndërkohë avokati Gashi, ka thënë se është i bindur që Astrit Dehari është vrarë, 

“Epilogu i vetëm është që Astrit Dehari në bazë të provave është vrarë. Prokurorët kanë tentuar që ta mbyllin rastin si vetëvrasje”, ka deklaruar Gashi.

Leer otras actualizaciones
Albin Kurti

Kurti: Cinco fiscales fueron reemplazados, pero aún se desconoce quién es el asesino de Astrit Dehari.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se edhe 10 vjet pas vdekjes së Astrit Deharit në Qendrën...