KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Showbiz

Ο «Βράχος» αφήνει να εννοηθεί ότι μπορεί να τερματίσει την καριέρα του στην πάλη

Ο ΒΡΑΧΟΣ

Dwayne 'The Rock' Johnson ka nxitur spekulimet për tërheqjen nga wrestlingu gjatë rikthimit të tij në WWE, në NGJARJEN Survivor Series: WarGames, ku u shënua 30-vjetori i debutimit të tij në ring.

Gjatë një fjalimi emocionues, aktori 54-vjeçar falënderoi WWE-në dhe fansat për mbështetjen ndër vite, duke i shprehur mirënjohjen edhe nënës së tij, e cila ishte e pranishme në publik.

Në fund të fjalimit, ai la mikrofonin dhe syzet e tij karakteristike në mes të ringut, një gjest që zakonisht interpretohet si shenjë tërheqjeje nga wrestlingu.

Ky veprim shkaktoi menjëherë spekulime se The Rock mund t'i ketë dhënë fund karrierës në ring. Megjithatë, as ai dhe as WWE nuk kanë konfirmuar zyrtarisht tërheqjen.

Johnson theksoi se rikthimi i tij nuk kishte për qëllim një përballje me Cody Rhodes, por ishte një mundësi për të falënderuar publikisht WWE-në dhe fansat që e kanë mbështetur gjatë gjithë karrierës.