KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Showbiz

Σιένα Σπίρο: Γεννήθηκα για να τραγουδήσω το τραγούδι του Τζέιμς Μποντ

Σιένα Σπίρο

Këngëtarja 21-vjeçare Sienna Spiro ka zbuluar se një nga ëndrrat e saj më të mëdha është të interpretojë këngën zyrtare të një filmi të James Bond. Ajo beson se është e lindur për këtë moment dhe ka konfirmuar se producentët e dinë interesimin e saj për këtë projekt.

Artistja foli edhe për muzikën e Krishtlindjeve, duke pranuar se nuk e pëlqen dhe se nuk ka ndërmend të publikojë një këngë festive të sajen.

Ndërkohë, performanca e saj e fundit në New York shkaktoi shqetësim te fansat për gjendjen e zërit, pasi ai tingëllonte më i ngjirur se zakonisht. Sienna i qetësoi duke shpjeguar se kishte kënduar me shumë emocion në koncertin e Stevie Wonder një natë më parë.

Këngëtarja ka treguar më herët se ka vuajtur nga problemet në kordat vokale, një problem që për gati një vit e kishte lënë pothuajse pa aftësi për të folur. Ajo e konsideron këtë gjendje njëkohësisht bekim dhe mallkim, pasi ka ndikuar edhe në krijimin e timbrit të saj karakteristik.