KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Showbiz

Πιρς Μπρόσναν: Ο Κάλουμ Τέρνερ θα ήταν ένας σπουδαίος Τζέιμς Μποντ

Πιρς Μπρόσναν και Κάλουμ Τέρνερ

Πιρς Μπρόσναν και Κάλουμ Τέρνερ

Φωτογραφία: Associated Press

Aktori i njohur Pierce Brosnan mendon se aktori Callum Turner i ka të gjitha cilësitë për t’u bërë James Bondi i ardhshëm. Ish-interpretuesi i agjentit 007 ka vlerësuar se aktori 36-vjeçar ka praninë, fizikun dhe karizmën e nevojshme për të marrë përsipër këtë rol legjendar.

Brosnan, i cili luajti James Bondin në katër filma nga viti 1995 deri në 2002, ka thënë për revistën Κόσμος της ματαιότητας se e admiron Turnerin, me të cilin ka punuar më parë.

Pierce Brosnan ne rolin e agjentit 007 në filmin “The World Is Not Enough”, të vitit 1999

“Callum Turner është dikush me të cilin kam punuar dhe është një aktor shumë i fortë”, u shpreh ai.

Pierce Brosnan dhe Callum Turner, ne filmin “The Only Living Boy In New York”, të vitit 2017

Aktori ka shtuar se të gjithë emrat që përfliten për rolin kanë zërin, fizikun dhe praninë e duhur në ekran, duke i uruar sukses kujtdo që do të zgjidhet.

“Është e vështirë të thuhet se kush do ta marrë rolin, por mezi pres të mësoj lajmin dhe të festojmë emrin e James Bondit të ri”, ka thënë Brosnan.

Ai shprehu gjithashtu entuziazmin për filmin e ardhshëm, i cili do të drejtohet nga regjisori Denis Villeneuve, i njohur për filmat “Dune”.

“Besoj se do të mbetemi të mahnitur. Ai është një regjisor vizionar dhe mënyra se si ndërton historinë dhe përdor kamerën është e jashtëzakonshme. Filmi do të jetë vërtet madhështor”, u shpreh Brosnan.

Ndërkohë, Turner është përfolur prej kohësh si një nga favoritët për të zëvendësuar aktorin Daniel Craig në rolin e agjentit të famshëm. Megjithatë, aktori ka mohuar se ka marrë ndonjë informacion për përzgjedhjen.

“Di po aq sa dini edhe ju. Madje, miqtë e mi më të mirë më pyesin për Bondin, ndërsa unë nuk di asgjë. Është shumë e çuditshme të flitet kaq shumë për diçka që në të vërtetë nuk po ndodh ende”, ka deklaruar Turner.