KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Πολιτισμός

Η Posta τιμά την κληρονομιά των «Συμφωνιών του Κοσσυφοπεδίου» με ένα γραμματόσημο κατά την έναρξη του Φεστιβάλ

Γραμματόσημα

“Pulla postare u promovua sonte, në natën e parë të festivalit, në praninë e një numri të madh artistësh, mysafirësh dhe spektatorësh, si dhe të teleshikuesve të RTK-së përmes transmetimit të drejtpërdrejtë, duke shënuar një dedikim të veçantë të Postës së Kosovës për jetën muzikore dhe artistike të vendit”, shkruhet në njoftimin e Postës së Kosovës

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, në bashkëpunim me Radio Televizionin e Kosovës  ka emetuar emisionin e jashtëzakonshëm të pullave postare kushtuar festivalit “Akordet e Kosovës”. Tashmë festivali dikur me traditë të gjatë që është kthyer si emri i Festivalit të Këngës në RTK është nderuar për trashëgiminë nga Posta e Kosovës.

“Pulla postare u promovua sonte, në natën e parë të festivalit, në praninë e një numri të madh artistësh, mysafirësh dhe spektatorësh, si dhe të teleshikuesve të RTK-së përmes transmetimit të drejtpërdrejtë, duke shënuar një dedikim të veçantë të Postës së Kosovës për jetën muzikore dhe artistike të vendit”, shkruhet në njoftimin e Postës së Kosovës.

Emisioni filatelik përfshin pullën postare dhe zarfin e Ditës së Parë, përmes të cilit Posta e Kosovës nderon rikthimin e festivalit “Akordet e Kosovës”, duke sjellë përtej kufijve historinë, identitetin dhe trashëgiminë muzikore e kulturore të Republikës së Kosovës.

“Posta e Kosovës fton qytetarët, koleksionistët dhe bizneset që ta blejnë këtë pullë të bukur postare, duke e bërë pjesë të koleksioneve të tyre dhe duke kontribuuar në ruajtjen dhe promovimin e vlerave artistike e kulturore të vendit”, shkruhet në njoftim. Të premten mbrëma ka nisur programi qendror garues i edicionit të katërt të Festivalit të Këngës në RTK, që sivjet vjen si “Akordet e Kosovës”. 

Διαβάστε άλλες ενημερώσεις
Ξεκινά η πρώτη νύχτα των «Συμφωνιών του Κοσσυφοπεδίου»

Οι «Akordet» επιστρέφουν στη μουσική σκηνή

Ka nisur programi qendror garues i edicionit të katërt të Festivalit të Këngës në RTK, që...