KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
ποδόσφαιρο

Το Παρίσι «καταστρέφει» τη Χάβρη, ο Χακίμι λάμπει

Paris Saint Germain

Paris Saint-Germaini e ka mposhtur thellë Le Havren të premten mbrëma me rezultatin 5:1.

Ndeshja i takoi xhiros së nëntë të Ligue 1 të Francës.

Në fitoren e Parisit shkëlqeu mbrojtësi Achraf Hakimi i cili realizoi “hat-trick” dhe bëri dy asistime.

Marokeni Hakimi e shënoi golin e dytë, të tretë dhe të pestë. Ndërsa asistoi në golin e Mika Godtsit dhe Senny Mayulut.

Ndërkohë golin e vetëm për Le Havren e realizoi Josh Maja.

27-vjeçari Hakimi këtë edicion ka tri gola dhe tri asistime.

Parisi vazhdon të jetë në pozitën e parë me 20 pikë. Le Havre është në vendin e fundit me dy pikë.