KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Πολιτισμός

Ο κινηματογράφος ως γέφυρα μεταξύ Βαλκανίων και Ευρώπης

«Πολιτισμός που Συνδέει»

Paneli me temën “Culture that Connects – European opportunities for the creative industries” nën moderimin e Milan Iniq ka bashkuar në diskutim ambasadorin e BE-së në Bosnjë-Hercegovinë, Luigi Soreca, producentët, Zoran Galiq, Ishak Jalimam e Snezhna van Houwelingen, skenaristin Ivan Marinoviq

Paneli që u organizua në kuadër të fushatës “EU with you”, e që në Kosovë operon nën titullin “BE për krah” të mbështetur nga Bashkimi Evropian përmes “WeBalkans”, ka pasur në fokus mundësitë që programet evropiane, bashkëprodhimet ndërkombëtare dhe rrjetet profesionale krijojnë për kineastët, producentët dhe profesionistët e industrive kreative në Ballkanin Perëndimor. Mundësitë dalin të jenë jo të pakta, përderisa arti mbetet rrëfimtari më i mirë. E Ballkani ka çfarë të rrëfejë

Kultura si hapësirë që lidh shoqëritë e filmi si mjet për të sfiduar kufijtë dhe bashkëpunimi evropian si mundësi për industrinë krijuese të Ballkanit Perëndimor kanë qenë në qendër të panelit “Culture that Connects – European opportunities for the creative industries”, të mbajtur në kuadër të programit “CineLink Industry Days” të Festivalit të Filmit në Sarajevë.

Paneli u organizua në kuadër të fushatës “EU with you”, e që në Kosovë operon nën titullin “BE për krah” të mbështetur nga Bashkimi Evropian përmes “WeBalkans”, me fokus te mundësitë që programet evropiane, bashkëprodhimet ndërkombëtare dhe rrjetet profesionale krijojnë për kineastët, producentët dhe profesionistët e industrive kreative në Ballkanin Perëndimor.

Në hapje të panelit, ambasadori i Bashkimit Evropian në Bosnjë-Hercegovinë, Luigi Soreca, e ka përshkruar Sarajevën gjatë ditëve të festivalit si një pikëtakim të rëndësishëm evropian.

“Sarajeva bëhet qendra e Evropës, të paktën, nëse jo edhe më shumë”, ka thënë Soreca, duke shtuar se ajo që e bën të veçantë këtë javë është mënyra se si festivali shndërrohet në hapësirë për të folur jo vetëm për filmin, por edhe për “kulturën, krijimtarinë, inovacionin dhe rrëfimin e historive”.

Sipas tij, një nga vlerat kryesore të festivalit është pikërisht mundësia për të bashkuar profesionistë nga i gjithë rajoni.

επίσης «Εβδομάδα Γαλλοφωνίας» υπό τους ήχους γεφυρών μεταξύ λαών Πολιτισμός «Εβδομάδα Γαλλοφωνίας» υπό τους ήχους γεφυρών μεταξύ λαών

“Jam i lumtur që, përmes Bashkimit Evropian dhe për ju, kemi mundur të mbledhim këtu në Sarajevë kineastë, producentë, krijues, profesionistë dhe gazetarë nga i gjithë Ballkani”, ka thënë ai.
Soreca ka theksuar se filmi dhe kultura kanë aftësinë të krijojnë komunikim aty ku shpesh politika dhe kufijtë e bëjnë më të vështirë atë.
“Vetëm duke marrë pjesë në këtë javë, e kupton se si filmi dhe kultura kanë një fuqi unike për të sfiduar paragjykimet dhe supozimet, për të ofruar këndvështrime të reja dhe për të ndërtuar ura të vërteta përtej kufijve”, ka thënë ambasadori.

Duke folur për përvojën e tij të mëparshme si ambasador i BE-së në Shqipëri, Soreca ka sjellë në vëmendje edhe investimet evropiane në kulturë. Ai ka thënë se gjatë mandatit të tij atje, kultura u bë një prej pikave qendrore të investimeve të BE-së pas tërmetit në Shqipëri.

“Ne investuam më shumë se 60 milionë euro në sektorin e kulturës”, ka thënë Soreca. 

Për producentin dhe themeluesin e “Vizart Film”, Zoran Galiq, filmi mbetet mediumi më i fuqishëm për të treguar historitë e njerëzve dhe shoqërive.

Duke folur për filmin e tij të fundit, premiera e të cilit ka qenë një natë më parë, ai ka theksuar se përgjegjësia e autorit nuk është vetëm të tregojë një histori, por të ketë guximin ta tregojë atë në mënyrë të sinqertë.

“Përgjegjësia është të jesh vërtet vetvetja, të shprehesh në mënyrën më të mirë të mundshme, të jesh i hapur ndaj njerëzve që të dëgjojnë dhe të jesh i guximshëm”, ka thënë ai.

Galiq foli edhe për kompleksitetin e rrëfimit të historive në Ballkan, një hapësirë ku e njëjta ngjarje mund të ketë disa versione dhe këndvështrime.

Ai ka sjellë edhe një fjali që, siç ka treguar, një mik i ka thënë se “në Bosnjë, çdo numër mund të pjesëtohet me tre”. Pikërisht për këtë arsye, sipas tij, rrëfimi i historive nga perspektiva të ndryshme është i rëndësishëm për kulturën.

“Por, të tregosh historitë nga të gjitha anët dhe nga këndvështrimi i secilit, na ndihmon të gjithëve të rritemi dhe të zhvillohemi përmes kulturës”, ka thënë Galiq.

Filmi mund të ndikojë edhe në ndryshimin e politikave.

Për Ishak Jalimam, producent, themelues i “Realstage Productions” dhe drejtues i “CineLink Industry Days”, kinematografia është njëkohësisht “dhuratë dhe mallkim”, për shkak të fuqisë që mbart një histori kur ajo kalon në ekran.

“Në atë moment kuptova se filmi, përveçse mund të rrisë ndërgjegjësimin, mund të jetë edhe një instrument për të sjellë ndryshim; një mënyrë për të ndikuar te njerëzit që kanë pushtetin dhe që mund të ndryshojnë politikat”, ka thënë ai.

επίσης Αλβανική, η ανάλυση της ινδοευρωπαϊκής οικογένειας και η ανασύνθεσή της Πολιτισμός Αλβανική, η ανάλυση της ινδοευρωπαϊκής οικογένειας και η ανασύνθεσή της

Sipas tij, kjo është një prej arsyeve pse rrëfimet filmike nuk duhet të shihen vetëm si produkte kulturore, por edhe si hapësira për diskutim mbi çështjet shoqërore dhe të drejtat e njeriut.

Barazia gjinore në industrinë e filmit ishte një tjetër temë në panel. Producentja dhe themeluesja e “This and That Productions”, Snezhna van Houwelingen, ka theksuar nevojën që sektori të punojë më shumë për një përfaqësim të barabartë të grave dhe burrave.

“Është shumë e rëndësishme që, sa më shumë të jetë e mundur, ta respektojmë rregullin 50 me 50 në botën tonë”, ka thënë producentja serbe.

Van Houwelingen ka vënë në pah vështirësitë me të cilat përballen gratë regjisore, veçanërisht kur përgjegjësitë profesionale ndërthuren me ato familjare.

“Vetëm nëse shohim sa rrallë gratë regjisore kanë mundësi të realizojnë filmat e tyre dhe çfarë kërkon të jesh nënë, të drejtosh filma dhe të zhvillosh projekte, ndërkohë që je njëkohësisht regjisore, atëherë kjo është mjaft sfiduese”, ka thënë ajo.

Sipas saj, ndryshimi duhet të nisë nga institucionet arsimore dhe fondet e filmit, por edhe nga shoqëria në tërësi.

“Duhet të krijojmë një mjedis përreth nesh ku kjo të mbështetet, duke filluar nga universitetet, fondet e filmit dhe, në përgjithësi, nga e gjithë shoqëria”, ka thënë Van Houwelingen.

Ajo ka përmendur gjithashtu rëndësinë e sistemeve kombëtare të financimit, duke vënë në dukje se fondet ndërkombëtare nuk mund të kompensojnë plotësisht mungesën e një strukture funksionale në nivel kombëtar.

“Mund të marrim mbështetjen më të mirë nga mediat apo fondet e filmit, por nëse nuk kemi një sistem kombëtar të shëndoshë dhe funksional, në të vërtetë nuk mund të bëjmë asgjë”, ka vazhduar ajo.

Në panel u prek edhe çështja e qëndrueshmërisë dhe politikave të gjelbra në industrinë audiovizuale.
Regjisori, skenaristi dhe producenti malazez Ivan Marinoviq vuri ka thënë se përgjegjësia për ndryshimin e praktikave të industrisë nuk duhet t’u lihet vetëm producentëve.

“Nuk duhet t’ua lëmë producentëve të gjithë barrën për të zgjidhur problemet që lidhen me politikat e gjelbra”, ka thënë Marinoviq.

επίσης Mary Heilmann – η επιδραστική αφηρημένη ζωγράφος Πολιτισμός Mary Heilmann – η επιδραστική αφηρημένη ζωγράφος

Diskutimi “Culture that Connects” është zhvilluar në një prej hapësirave kryesore profesionale të Festivalit të Filmit në Sarajevë. “CineLink Industry Days”, programi i industrisë së festivalit, është i orientuar drejt zhvillimit të projekteve, bashkëprodhimeve, rrjetëzimit dhe krijimit të mundësive për profesionistët e rinj dhe të afirmuar të filmit.

Mesazhi i panelit “Culture that Connects” u përqendrua te ideja se bashkëpunimi kulturor nuk është vetëm një mundësi për të prodhuar më shumë filma, por edhe një mënyrë për të krijuar hapësira të përbashkëta evropiane. Siç e ka formuluar moderatori i panelit, krijuesi digjital Milan Iniq, “Evropa ndërtohet përmes historive, historive të forta”, të cilat shërbejnë si ura që lidhin njerëzit. E Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Sarajevë në edicionin e 32-të bashkon shumë histori. Midis tyre edhe dy nga Kosova me filmin “Shame and Money” të Visar Morinës dhe “Dua” të Blerta Bashollit.