Skuadra e Elversbergut është kthyer te fitorja në Bundesligën gjermane.
Elversbergu të premten mbrëma e mposhti Mainzin në shtëpi me rezultatin bindës 4:1, në kuadër të xhiros së tetë.
Felix Keidel, Francis Onyeka, Maurice Krattenmacher dhe Cole Campbell i shënuan golat për Elversbergun.
Ndërsa golin e vetëm për Mainzin e realizoi Benedict Hollerbach.
Elversbergu pas tetë ndeshjeve ka katër fitore, një barazim dhe tri humbje. E zë vendin e pestë me 13 pikë. U ngjit sivjet në Bundesligë.
Mainzi ka tri pikë më pak në pozitën e tetë.