KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
ποδόσφαιρο

Η λαμπρότητα του Αριγιόν Ιμπραΐμοβιτς στην πρωτοπόρο της Μπουντεσλίγκα

Αρίγιον Ιμπραΐμοβιτς

Gol, kontribut, më i miri i ndeshjes, pjesë e ekipit më të mirë të xhiros.

Futbollisti i ri me rrënjë nga Kosova, Arijon Ibrahimoviq, vështirë se ka mundur të mendojë fillim më të mirë të karrierës tek Augsburgu.

Të dielën Augsburgu fitoi 4:1 në udhëtim ndaj Eintracht Frankfurtit. Arijoni shënoi për 1:1 në minutën e parë të pjesës së dytë, ndonëse topi i goditur me kokë prej tij u devijua rrugës për në portë. Ndërkohë pas një pasimi të Ibrahimoviqit, Augsburgu e realizoi golin e dytë, në minutën e 47-të.

20-vjeçari e la fushën në minutën e 62-të. Por luajti mjaftueshëm që të shpallet më i miri i ndeshjes.

“Goxha indiferent në pjesën e parë, pastaj Arijon Ibrahimoviqi i ndryshoi gjërat. Brenda pak sekondash në pjesën e dytë e shënoi golin e parë për Augsburgun dhe asistoi për golin e dytë”, ka shkruar “Kicker” që e shpalli më të mirin e ndeshjes. Revista e njohur gjermane po ashtu e përfshiu të hënën në ekipin më të mirë të xhiros së dytë të Bundesligës. 

Një javë më parë Ibrahimoviqi u huazua tek Augsburgu nga Bayerni.

Edhe faqja zyrtare e Bundesligës e shpalli më të mirin e ndeshjes. Për sulmuesin e krahut votuan 39 për qind të tifozëve. Faqja e Bundesligës ka përmendur edhe një gjuajtje të rrezikshme të Ibrahimoviqit në minutën e 59-të.

“Ishte shumë argëtuese. Jam i lumtur që jam në gjendje të luaj për Augsburgun”, ka thënë Ibrahimoviq. Meritat për ndryshimin e madh në pjesën e dytë ia ka lënë trajnerit.

“Ishte një fjalim i mirë i trajnerit. Po ashtu ne e kuptuam që kemi potencial për të bërë dukshëm më tepër”.

Huazimi i Ibrahimoviqit u përcoll me fat për Augsburgun. Për herë të parë në histori kjo skuadër është në vendin e parë në tabelën e Bundesligës. Në xhiron e parë Augsburgu fitoi 3:0 ndaj Schalkes.

“Shpresojmë të jemi në vendin e parë për disa javë”, ka theksuar Ibrahimoviq.

Ai pritej të luante për Bayernin këtë edicion. Por konkurrenca e madhe në pozitat e sulmuesve të krahut e la jashtë planeve të kampionit gjerman. Dhe pas huazimeve te Frosinone, Lazio e Heidenheimi, do të luajë përkohësisht edhe tek Augsburgu.