KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
ποδόσφαιρο

Ο Ιμπραΐμοβιτς παραμένει στην U21 της Γερμανίας, αλλά δέχεται επαφές με το Κόσοβο

Αριγιόν Ιμπραΐμοβιτς

Arijon Ibrahimoviqi për kohë të gjatë është përcjellë nga Federata e Futbollit e Kosovës. Kontaktet e vazhdueshme me FFK-në i ka konfirmuar edhe vetë futbollisti i talentuar i Augsburgut. Megjithatë, ai në një intervistë të gjatë dhënë për mediumin gjerman “SPOX”, ka theksuar se për momentin do të përqendrohet te paraqitjet me Gjermaninë U21. 

“Po, ka pasur kontakte me Federatën e Futbollit e Kosovës. Me shumë respekt i kam përcjellë zhvillimet pozitive në Federatën dhe futbollin kosovar. Pavarësisht kësaj, fokusi aktualisht është te Gjermania U21, për të cilën kënaqem shumë duke luajtur. Natyrisht, do të doja të isha pjesë e përfaqësueses në ndeshjet e fundit, si bashkëlojtarët e mi Hennes Behrens, Anton Kade dhe Mert Komur, por u desh të tërhiqesha për shkak të lëndimit në pulpë, në mënyrë që ta arrijë rikuperimin e plotë”, ka theksuar Ibrahimoviqi. 

20-vjeçari është mesfushor me tipare sulmuese. Herët ka dalë në skenë në ekipin e seniorëve, ndërsa ka luajtur për të gjitha grupmoshat e Gjermanisë. 

Ibrahimoviqi, që thotë se e viziton Kosovën vazhdimisht dhe se kjo është e rëndësishme për të, është thuajse në situatë të njëjtë si Erblin Osmani. Osmani është 17-vjeçar dhe po zhvillohet te të rinjtë e Bayernit. Ndryshe nga Ibrahimoviqi, Osmani pranoi ftesën e Kosovës dhe debutoi në ndeshje zyrtare. Ai luajti pak minuta në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë në fitoren 1:0 ndaj Irlandës, në ndeshjen e Grupit B3 të Ligës së Kombeve. 

Nënshtetësi të dyfishtë si Osmani ka edhe Ibrahimoviqi. 

“E kam uruar atë për debutimin dhe jam i lumtur për të. Ai e ka merituar”, ka theksuar Ibrahimoviqi. 

Në Gjermani është bërë temë së fundmi nënshtetësia e dyfishtë e lojtarëve që zhvillohen në atë vend. Ibrahimoviqi e ka dhënë mendimin edhe rreth kësaj çështjeje. 

“Ne nuk flasim për këtë shumë. Është çështje personale të cilën çdokush mund ta zgjedh vetë”, ka deklaruar Ibrahimoviq. 

Ibrahimoviqi u zhvillua te të rinjtë e Greuther Furthit dhe Nurnbergut. Në vitin 2018 iu bashkua të rinjve të Bayern Munichut. Në vitin 2023 pati huazim te Frosinone në Serie A. Pak kohë qëndroi edhe te Lazio, skuadra tjetër elitare e Italisë. 

Por, në Itali nuk e gjeti veten dhe u kthye sërish në Bundesligë, fillimisht te Heidenheimi. Prej shtatorit të këtij viti luan tek Augsburgu. Me Augsburgun i ka zhvilluar tetë ndeshje në Bundesligë dhe në Kupën e Gjermanisë. I ka dy gola të shënuar e një asistim.