KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
ποδόσφαιρο

Ο Χάλγκριμσον μιλάει για το Κόσοβο

Χάιμιρ Χάλγκριμσον

Përzgjedhësi Heimir Hallgrimsson ka thënë të premten se Irlanda për synim e ka vendin e dytë në Grupin B3 të Ligës së Kombeve. 

Kosova aktualisht është në atë pozitë me pesë pikë, sa ka edhe Irlanda në pozitën e tretë. Austria i prin grupit me tetë pikë. 

I fundit është Izraeli që ka dy pikë. 

Irlanda luan në udhëtim tek Austria më 14 nëntor, ndërsa në Dublin më 17 nëntor e mbyll kampanjën me duelin ndaj Kosovës.

“Me dy fitore do të ishim të parët në grup, ndërsa me fitore ndaj Kosovës në stadiumin ‘Aviva’, me shumë gjasë do ta siguronim vendin e dytë, që padyshim se është synimi jonë, për të qenë në vazon e dytë kur të tërhiqet shorti për Evropian, në muajin dhjetor në Belfast”, ka deklaruar Hallgrimsson.

Kosova e mposhti Irlandën në ndeshjen e parë në Prishtinë me rezultatin 1:0, me golin e Vedat Muriqit në minutën e 83-të.