KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
ποδόσφαιρο

«Δάρδανοι» αφιερωμένοι στη νίκη επί του Ισραήλ

Κοσόβα

Ndeshje me intensitet të lartë dhe përkrahje masive nga tifozët, kanë qenë prej kërkesave të përzgjedhësit Franco Foda për duelin që Kosova e luan ndaj Izraelit.

Ndeshja e vlefshme e Grupit B3 të Ligës së Komeve luhet të shtunën nga ora 15:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kosova me fitore hyn në garë për ta fituar grupin, apo të paktën për t’u forcuar më shumë në pozitën e dytë që siguron vazo më të mirë për shortin e kualifikimeve për “Euro 2028”.

Me pozitën e dytë, Kosova do të luante edhe në plejofin për avancim në Ligën A të Ligës së Kombeve, që është niveli më i lartë i kësaj gare të organizuar nga UEFA. 

Tekniku gjerman ka thënë se Kosova është përgatitur mjaftueshëm për duelin me izraelitët. 

“Jemi të gatshëm për ndeshjen kundër Izraelit”, është shprehur Foda në konferencën për shtyp të mbajtur të premten.

Lumbardh Dellova dhe Ermal Krasniqi janë dy mungesat e fundit të Kosovës për ndeshjen e parafundit të edicionit të pestë të Ligës së Kombeve. Të dy janë liruar nga grumbullimi shkaku i lëndimeve. Kosovës i mungojnë edhe lojtarë të tjerë si Albian Hajdari e Florent Muslija.

Foda ka thënë se pjesa tjetër e grupit është e gatshme për të luajtur dhe për ta dhënë maksimumin. Selektori ka folur edhe për terrenin ku do të luhet ndeshja, për të cilin sërish u ankuan izraelitët.

Ka thënë se gjendja e fushës në “Fadil Vokrri” është shumë më e mirë se që ishte në duelin kundër Austrisë. 

“Izraeli ka ekip shumë të mirë dhe të përgatitur, veçanërisht me Solomonin në përbërje. Kemi parë që të gjitha ndeshjet e mëparshme kanë përfunduar me rezultate të ngushta, gjë që dëshmon se të gjitha përfaqësueset në grup janë të përafërta me njëra-tjetrën për nga cilësia. Megjithatë, luajmë në shtëpi, kemi mbështetjen e publikut tonë dhe duhet të luajmë me intensitet shumë të lartë për ta fituar këtë ndeshje”, është shprehur Foda. 

Përkrah Fodës në konferencën për shtyp ishte mbrojtësi i Wisla Plockut, Dion Gallapeni. Gallapeni foli për atmosferën në përfaqësuese dhe për pritshmëritë nga të dyja ndeshjet. 

“Atmosfera është mjaft e mirë, duke marrë parasysh rëndësinë e këtyre dy ndeshjeve. Lojtarët e rinj kanë sjellë një energji shumë pozitive brenda grupit. Seancat stërvitore kanë shkuar shumë mirë, me intensitet dhe motivim të madh për këto ndeshje”, është shprehur Gallapeni. 

Kosova me fitore ndaj Izraelit do ta shmangte largimin nga Liga B, që ka qenë synim i përzgjedhësit Foda prej nisjes së kësaj kampanje. 

Por nuk do të mund ta arrijë vendin e parë në grup nëse nuk fiton ndaj izraelitëve dhe nëse Austria e shmang disfatën në duelin tjetër ndaj Irlandës. 

Aktualisht, Austria i prin grupit me tetë pikë pas katër ndeshjeve. Kosova dhe Irlanda në vendin e dytë e të tretë i kanë nga pesë pikë. Në pozitën e fundit me dy pikë është Izraeli. 

Ndeshjen e fundit të kampanjës Kosova e luan të martën në Dublin ndaj Irlandës.