KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Arberi

Shiroka – Η Pula συναντά τον Prattipati: Οι ΗΠΑ παραμένουν στρατηγικός εταίρος του Κοσσυφοπεδίου

Shiroka-Pula dhe Prattipati

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, të premten ka pritur në takim ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati.

Në njoftimin e Presidencës thuhet se gjatë takimit u diskutua për zhvillimet aktuale politike në vend. 

Presidentja Shiroka-Pula thuhet se ka theksuar rëndësinë e stabilitetit institucional dhe funksionimit të plotë të institucioneve, duke vlerësuar dinamikën e shtuar të punës së Kuvendit dhe Qeverisë pas tejkalimit të krizës institucionale.

“Presidentja theksoi përkushtimin e Kosovës për avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale dhe nënvizoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten partner strategjik i pazëvendësueshëm i Kosovës”, thuhet në njoftim.

Gjatë ditës Shiroka-Pula ka takuar edhe ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Giorg Shnetzar.

Me të thuhet se ka diskutuar për marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve, bashkëpunimin politik dhe ekonomik, si dhe mbështetjen e Austrisë në rrugëtimin euroatlantik të Kosovës.

“Në takim u diskutua edhe për bashkëpunimin ekonomik, me ç'rast presidentja theksoi rëndësinë e investimeve direkte austriake në zhvillimin e ekonomisë së Kosovës. Ajo vlerësoi se ekziston potencial i konsiderueshëm për intensifikimin e mëtejmë të bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Shiroka – Pula thuhet se ka shprehur bindjen se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Austrisë, të karakterizuara nga miqësia e qëndrueshme dhe besimi i ndërsjellë, do të thellohen edhe më tej përmes bashkëpunimit politik, ekonomik dhe institucional.