Republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve kanë bllokuar përpjekjen për nisjen e procedurës së shkarkimit (impiçmentit) ndaj sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Pete Hegseth.
Të martën mbrëma, Dhoma e Përfaqësuesve votoi që rezoluta për shkarkimin e Hegsethit t’i referohej një komisioni, duke e larguar kështu nga shqyrtimi dhe votimi në seancë plenare. Kjo do të thotë se tani çështja do të shqyrtohet në komisione.
Ky zhvillim u konsiderua si një shfaqje e unitetit të republikanëve, pavarësisht përçarjeve brenda partisë dhe humbjeve të theksuara në zgjedhjet e mesmandatit të javës së kaluar.
Sharkimi i Hegsethit ishte nismë e kongresmenit republikan Thomas Massie, një kritik i Donald Trumpit.