KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
μπάσκετ

Άλλη μια ήττα για την Ένωση στο «FIBA Europe Cup»

Ένωση του ΟΗΕ

Bashkimi ka pësuar tjetër humbje në “FIBA Europe Cup”. 

Të mërkurën mbrëma në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, nënkampioni i Kosovës u mposht thellë nga Elan Chaloni me rezultatin 94:66. 

Ndeshjen e Grupit F, skuadra franceze e dominoi nga fillimi. 

Në pjesën e parë krijoi epërsi prej 20 pikësh. 34:18 e fitoi çerekun e parë, ndërsa 22:18 të dytin. 
Edhe më thellë triumfoi në periudhën e tretë, 23:7. 

Prizrenasit nuk e patën forcën të kthehen në dhjetë minutat e fundit, në të cilën hynë me 36 pikë disavantazh. 

Pikë dyshifrore te Bashkimi patën vetëm Gian Clavell, 13 gjithsej. 11 i pati Divine Myles. Veton Gjecaj i pati gjashtë pikë, gjashtë kërcime e një asistim. Te Elan Chaloni më i miri ishte Carl Ponsar me 17 pikë, katër kërcime e dy asistime. 

Bashkimi i ka zhvilluar tri ndeshje, ndërsa e ka një fitore e dy disfata.  Pas një jave, Bashkimi luan në udhëtim te Biotekno Korfez Basket e Turqisë.