KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Arberi

Ζέμαϊ: 60 γιατροί που ολοκληρώνουν την εξειδίκευση κινδυνεύουν να εγκαταλείψουν τα δημόσια ιδρύματα

Armend Zemaj

Ish-ministri i Shëndetësisë dhe deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka thënë se 60 mjekë, të cilët e përfundojnë specializimin, duhet të largohen nga institucionet publike shëndetësore.

Në një video të publikuar në faqen e tij në Facebook, ai ka shkruar se kjo është papërgjegjësi dhe nuk duhet të ndodhë.

“Sot, një lajm edhe më i keq: 60 mjekë në specializim, të cilët e përfundojnë specializimin e kërkuar dhe shumë të pritur, duhet të largohen nga institucionet publike shëndetësore, nga QKUK-ja dhe spitalet rajonale. Kjo është papërgjegjësi, është e tepërt dhe nuk duhet të ndodhë. E thërrasim Qeverinë dhe Ministrinë e Shëndetësisë që të mos e bëjnë këtë, duke i dëmtuar mjekët dhe duke krijuar situata ku ata duhet të largohen, në vend që të rikthehen”, ka thënë ai.

Sipas tij, deklaratat për kthimin e 171 mjekëve nga jashtë për të punuar në Kosovë ishin të pavërteta. Ai i ka cilësuar ato si tallje me mjekët dhe profesionistët shëndetësorë në Republikën e Kosovës, të cilët shërbejnë me dinjitet.

Kjo, sipas tij, sepse ta quash licencimin punësim është papërgjegjësi. Mbi të gjitha, është edhe demagogji dhe mashtrim për mjekët që punojnë dhe ata që dëshirojnë të kontribuojnë në Republikën e Kosovës.