KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Arberi

Πάνω από 10 χιλιάδες υπογραφές συγκεντρώθηκαν για αλλαγές στον Ποινικό Κώδικα, η πρωτοβουλία του IKL πηγαίνει στην κυβέρνηση

Ινστιτούτο Δικαιοσύνης του Κοσσυφοπεδίου

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka bërë të ditur se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka konfirmuar përmbushjen e kushtit ligjor prej së paku 10 mijë nënshkrimesh për procedimin e Nismës Legjislative Qytetare, përmes së cilës kërkohen ndryshime në Kodin Penal të Kosovës.

Drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj, ka njoftuar se pas konfirmimit të nënshkrimeve, nisma i është përcjellë Qeverisë për dhënien e mendimit ligjor, ndërsa në fazën e ardhshme do të procedohet në Kuvendin e Kosovës për shqyrtim sipas procedurave parlamentare.

Përmes kësaj nisme, IKD-ja synon të adresojë dy çështje kryesore: keqpërdorimin e parasë dhe burimeve publike për përfitime elektorale gjatë periudhave zgjedhore dhe parazgjedhore, si dhe moszbatimin e qëllimshëm të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Sa i përket keqpërdorimit të parasë publike në zgjedhje, IKD-ja propozon që përdorimi i parasë dhe burimeve publike për përfitime elektorale të përcaktohet si vepër penale, me dënim të paraparë prej një deri në pesë vjet burgim.

Ndërkaq, propozimi tjetër parasheh që moszbatimi i qëllimshëm i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të përcaktohet gjithashtu si vepër penale.

Përmes një postimi në Facebook, Miftaraj ka falënderuar qytetarët që kanë mbështetur nismën, duke e cilësuar konfirmimin e nënshkrimeve si dëshmi të vullnetit qytetar për ndryshimin e Kodit Penal.