KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Περιέργεια

Μωρό γίνεται πρωταγωνίστρια στη Γερουσία της Αυστραλίας, γερουσιαστής παίζει κρυφτό μαζί της κατά τη διάρκεια της ομιλίας της μητέρας του

μωρό

Një moment i pazakontë ka ndodhur në Senatin australian, ku senatorja Lidia Thorpe është parë duke luajtur kukafshehtas me vajzën gjashtëmuajshe të koleges së saj, Fatima Payman, ndërsa kjo e fundit po mbante fjalim.

Payman po i drejtohej Senatit me vajzën e saj, Aliyah, në krahë, ndërsa Thorpe, e ulur një rresht pas saj, iu afrua vogëlushes, fshihte fytyrën dhe bënte mimika për ta argëtuar. Aliyah, ndërkohë, ndiqte me kureshtje çdo lëvizje të saj.

VIDEO:

Momenti u regjistrua gjatë një debati për ligjin e “detyrimit digjital të kujdesit”, i cili synon t’i detyrojë kompanitë teknologjike të marrin më shumë përgjegjësi për dëmet që platformat e tyre mund t’u shkaktojnë përdoruesve.

Gjatë fjalimit, Payman u kërkoi kolegëve mbështetje për ndryshimet në ligj, ndërsa prapa saj Thorpe vazhdonte të luante me vogëlushen. Pamjet u publikuan nga transmetuesi publik australian SBS News dhe brenda pak orësh u bënë virale në rrjetet sociale.

Prania e një foshnjeje në sallën e Senatit nuk përbën shkelje të rregullave. Në vitin 2016, Senati australian ndryshoi rregulloren, duke u lejuar prindërve të sjellin foshnjat në sallë dhe të kujdesen për to gjatë seancave.

Payman, e lindur në Kabul, u zgjodh në Senat në vitin 2022 si pjesë e Partisë Laburiste, por u largua nga partia në korrik të vitit 2024 dhe që atëherë shërben si senatore e pavarur.