KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Arberi

Τσιτακού για τις ποινές εναντίον του Θάτσι και άλλων: Επαίσχυντη και απαράδεκτη απόφαση

Vlora Citaku

Φωτογραφία: Driton Pacharada

Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku e ka quajtur të turpshëm e të papranueshëm vendimin e Dhomave të Specializuara për dënimet ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve për pengim të drejtësisë.

Ajo në një postim në Facebook ka shkruar se nuk ka asgjë më shqetësuese për drejtësinë sesa kur vendimet e saj pushojnë së befasuari, sepse besimi në paanshmërinë e saj është cenuar thellë.

“Shpreh zhgënjimin dhe shqetësimin tim të thellë për vendimin e sotëm të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj Presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve, në procesin për pengim të drejtësisë. Kontestimet procedurale, proceset e njëpasnjëshme dhe zvarritjet shumëvjeçare i kanë thelluar pikëpyetjet tona serioze për administrimin e drejtësisë të kësaj Gjykate”, ka thënë ajo.

Sipas saj, drejtësia nuk mund të ketë dy standarde: një për ata që gjykohen dhe një tjetër për ata që gjykojnë.

“Padrejtësisë do t’i përgjigjemi ashtu siç e meriton: me qëndresë, mobilizim dhe përkushtim të palëkundur shtetëror e mbarëkombëtar. Me veprime konkrete politike, juridike e diplomatike. Me vendosmëri, deri në fund! Lufta jonë për liri ishte e drejtë. UÇK ishte ushtria jonë çlirimtare. Sakrifica e një populli për çlirim është pjesë e pandryshueshme e historisë sonë dhe nuk mund të njolloset - asnjëherë. Me çlirimtarët, deri në liri”, ka shkruar ajo.

Διαβάστε άλλες ενημερώσεις
Χασίμ Θάτσι

Αντιδράσεις μετά την ανακοίνωση της καταδίκης του Θάτσι και άλλων για παρεμπόδιση της δικαιοσύνης