KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Arberi

Μια προσωρινή λύση δίνεται για την εγκατάσταση για άτομα με σύνδρομο Down στο Φεριζάι του Κοσσυφοπεδίου

Σύνδρομο Ντάουν

Behare Shaqiri Sejdiu, nënë e njërit prej fëmijëve që marrin shërbime në qendrën e Down Syndrome Kosova në Ferizaj, e cila ndërpreu shërbimet pas shpërthimit të gypit të ujërave të zeza në objektin ku ishin të vendosur, ka njoftuar se është siguruar një objekt tjetër për qendrën.

Në një status në Facebook ajo ka hënë se kjo është një zgjidhje afatshkurtër. 

“Pas shumë reagimeve që u bënë për 3 ditë radhazi fatmirësisht u bë një zgjidhje afatshkurtër për qendrën tonë”, shkruar Sejdiu. 

Ajo ka falënderuar dy aktivistë, Vanesë Sadriu-Topojani dhe Agon Zhinipotoku, për të cilët ka thënë se janë angazhuar që të ofrohet zgjidhja. 

Por ka thënë se shpreson që në të ardhëm zgjidhja të bëhet nga personat që siç ka theksuar, e kanë obligim ligjor. 

“Gjithmonë gjejmë zgjidhje nga njerëzit e mirë, por shpresojmë që në të ardhmen të bëhet një zgjidhje e përhershme nga ata qe kanë obligim ligjor”, ka shkruar Sejdiu.

KOHA të mërkurën ka raportuar se shërbimet terapeutike për rreth 50 persona me Sindromën Down në Ferizaj ishin ndërprerë pasi në objektin e qendrës kanë shpërthyer gypat e ujërave të zeza.