Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Showgeschäft

Paul McCartney und Ringo Starr unterstützen ein neues Beatles-Tourprojekt in Liverpool

Fotografi nga "Apple Corps"

Fotografi nga "Apple Corps"

Legjendat e muzikës Paul McCartney dhe Ringo Starr kanë mbështetur planet për krijimin e një atraksioni të madh turistik kushtuar grupit The Beatles në qytetin e tyre të lindjes, Liverpool, në Angli, ka shkruar BBC.

Projekti parashikon zhvendosjen e muzeut “The Beatles Story” nga kompleksi “Albert Dock” në ambientet e ish-tregut “St John’s Market”, si dhe krijimin e një përvoje të re interaktive të frymëzuar nga filmi “Yellow Submarine”, në kullën “St John’s Beacon”.

Atraksioni i ri do të jetë më shumë se katër herë më i madh se muzeu aktual dhe do të përfshijë teknologji interaktive, objekte origjinale dhe ambiente të rikrijuara që tregojnë rrugëtimin e grupit drejt famës botërore.

Fotografi nga "Apple Corps"

Paul McCartney u shpreh entuziast për projektin, duke theksuar lidhjen e veçantë me qytetin.

“E dua Liverpoolin. Është pjesë e asaj që jam unë dhe e asaj që janë The Beatles. Është e pabesueshme dhe njëkohësisht emocionuese që njerëzit vazhdojnë të interesohen për historinë tonë. Mezi pres që ata të hyjnë në botën tonë dhe ta përjetojnë nga afër historinë tonë”, ka thënë ai.

Edhe Ringo Starr e mirëpriti nismën, duke theksuar rëndësinë e Liverpoolit për muzikën dhe artistët e rinj.

“Liverpooli ishte dhe vazhdon të jetë qytet i muzikës. Ritmi vazhdon! Më pëlqen veçanërisht fakti që të ardhurat nga biletat do të ndihmojnë artistët e rinj të qytetit. Jam krenar që jam pjesë e kësaj nisme”, u shpreh Starr.

Fotografi nga "Apple Corps"

Vizitorët do të mund të ndjekin historinë e grupit, nga vitet e para në Liverpool dhe koncertet në Hamburg e në klubin legjendar Cavern, deri te fenomeni global i njohur si “Beatlemania”, albumi “Abbey Road” dhe koncerti i famshëm në çatinë e ndërtesës në Savile Row, Londër.

Drejtori ekzekutiv i “Apple Corps”, kompania që administron interesat krijuese dhe biznesore të grupit, e krahasoi projektin me destinacione të njohura turistike të dedikuara për figura ikonike të kulturës amerikane.

Fotografi nga "Apple Corps"

“Ashtu si Graceland apo Dollywood, është e drejtë që The Beatles të kenë një destinacion të nivelit botëror për fansat, në qytetin ku nisi historia e tyre”, ka thënë Tom Greene.

“Apple Corps” pritet të marrë udhëheqjen e muzeut në vitin 2027, ndërsa zhvendosja e tij në ambientet e reja planifikohet për vitin 2028.

Një pjesë e të ardhurave nga biletat do të shkojë për mbështetjen dhe krijimin e mundësive për artistët e rinj vendas.

Projekti realizohet në bashkëpunim me “Apple Corps”, Këshillin Bashkiak të Liverpoolit dhe autoritetet e rajonit, me mbështetjen e qeverisë britanike.

Më shumë se 60 vjet pas suksesit të tyre, The Beatles vazhdojnë të jenë simbol i rëndësishëm i muzikës britanike, ndërsa projekti i ri synon ta bëjë historinë e tyre të përjetueshme për brezat e rinj dhe fansat nga e gjithë bota.