Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Showgeschäft

Jennifer Lopez spricht über die Möglichkeit einer Fortsetzung des Films „Das Schwiegermonster“.

Jennifer Lopez

Jennifer Lopez

Foto: Associated Press

Artistja Jennifer Lopez ka zbuluar se po e diskuton mundësinë e rikthimit të komedisë së famshme “Monster-in-Law”, me një film të dytë, gati 21 vjet pas premierës së pjesës së parë, ka shkruar Vielfalt.

Në filmin e vitit 2005, këngëtarja dhe aktorja luajti përkrah aktorëve Jane Fonda dhe Michael Vartan. Historia tregon për një vjehërr kontrolluese, e cila përpiqet të prishë marrëdhënien e djalit të saj me partneren. Filmi u kthye në një sukses në kinema.

Gjatë një interviste në emisionin “The Drew Barrymore Show”, Lopez ka folur me entuziazëm për bashkëpunimin me Fondan dhe ka lënë të kuptohej se një vazhdim i filmit mund të jetë në plan.

“E dua Janen. Edhe Michaelin. Ishte e mrekullueshme të punoja me të. E adhuroja! Po diskutojmë mundësinë për të bërë një film tjetër”, u shpreh Lopez.

Ndërkohë, artistja po punon edhe për projekte të tjera. Filmi i saj i ardhshëm, “The Last Mrs. Parrish”, pritet të publikohet vitin e ardhshëm, ndërsa ajo është rikthyer në studio për të përgatitur albumin e ri muzikor.

Gjatë premierës në Los Angeles të projektit të saj filmik ku shfaqen koncertet e saj, “The JLo Show”, të realizuar gjatë koncerteve që ka mbajtur në Las Vegas, Lopez ka folur edhe për një kapitull të ri në jetën personale dhe profesionale.

“Po punoj për albumin tim të ardhshëm dhe po bëj shumë muzikë. Për momentin, thjesht po shijoj jetën”, ka thënë ajo për Variety.

Lopez ka treguar se spektakli i saj i ri përfaqëson një pikë kthese në karrierë dhe një mundësi për të nisur një histori të re.

“Ky spektakël shënon një moment të rëndësishëm në jetën dhe karrierën time. Është si të vendosësh një pikë në fund të gjithçkaje që ke bërë deri tani. Tani mund të tregojmë një histori të re dhe të nisim një kapitull tjetër”, u shpreh këngëtarja.

Ajo ka pranuar se kjo periudhë sjell edhe ndryshime të mëdha personale, pasi fëmijët e saj kanë nisur studimet në universitet dhe ajo është beqare.

“Është paksa e frikshme, sepse tani jam vetëm, fëmijët kanë shkuar në universitet dhe jam beqare. Por, nga ana tjetër, është jashtëzakonisht emocionuese. Nuk jam ndier kurrë më e fortë dhe më e sigurt në veten time”, ka përfunduar Lopez.