Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Showgeschäft

Lawrence bestreitet, sich einer kosmetischen Operation an den Augenlidern unterzogen zu haben, gibt aber mehrere andere zu.

Jennifer Lawrence

Jennifer Lawrence

Foto: Associated Press

Aktorja e njohur Jennifer Lawrence ka mohuar se ka kryer ndërhyrje estetike për të ngritur dhe tendosur qepallat, duke ia atribuar pamjen e saj të freskët dhe ndryshimin në fytyrë aftësive të grimieres, ka shkruar ENews!. Por ka pranuar se ka bërë disa ndërhyrje të tjera.

Ylli i filmit “The Hunger Games”, 36 vjeçe, ka ndarë në Instagram një postim të grimieres së saj, Shayna Goldberg.

“Ajo është personi që më ka bërë operacionin e qepallave”, ka shkruar ajo.

Në këtë mënyrë, aktorja la të kuptohej se pamja e saj ishte rezultat i grimit dhe jo i një ndërhyrjeje kirurgjike, siç kanë dyshuar fansat.

Nuk është hera e parë që Lawrence flet për fuqinë e grimit. Në një intervistë për revistën Interview, në vitin 2023, ajo ka treguar se grimieri i saj, Hung Vanngo, arrinte ta ndryshonte aq shumë pamjen, sa njerëzit mendonin se ajo kishte kryer operacione estetike.

“Është e pabesueshme se çka mund të bëjë grimi. Punoj me Hungun, i cili i konturon buzët në mënyrë të tillë, sa unë e quaj kirurg plastik. Kohët e fundit, të gjithë janë bindur se kam bërë operacion në sy”, ishte shprehur aktorja.

Megjithatë, Lawrence ka pranuar se ka kryer disa ndërhyrje estetike. Në një intervistë të fundit për The Cut, ajo ka folur edhe për ndërhyrjen në gjoks, duke thënë se dëshiron të ndihet tërheqëse edhe pas mëmësisë.

“Dua të jem një nënë e bukur. Kur i çoj fëmijët në shkollë, dua të dukem si një grua që e ka jetën nën kontroll, edhe kur sapo jam zgjuar dhe nuk e kam aspak situatën nën kontroll”, ka thënë ajo.

Aktorja, nënë e dy fëmijëve, ka treguar më parë se shtatzënitë kishin ndikuar në trupin e saj. 

“Pas fëmijës së parë, trupi im pothuajse u rikthye si më parë. Pas të dytit, asgjë nuk u rikthye”, pati thënë ajo në një intervistë për The New Yorker.

Lawrence ka folur gjithashtu për përdorimin e botoksit, duke pranuar se bën injeksione në sasi të vogla, por nuk dëshiron të teprojë me ndërhyrjet në fytyrë.

“Nuk mund të bëj shumë ndërhyrje, sepse kam nevojë që fytyra ime të ruajë elasticitetin. Përdor pak botoks, por jo në sasi të mëdha”, ka treguar ajo.

Aktorja ka pranuar se është kurioze edhe për procedura të tjera estetike, si transferimi i yndyrës në fytyrë dhe heqja e dhjamit nga faqet, por për momentin nuk është e bindur nëse do t’i provonte.