Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Militär

Nurmagomedov greift Dvalishvili in einem Hotel körperlich an

111

Ish-kampioni i UFC-së në kategorinë bantam, 35-vjeçari, Merab Dvalishvili, është lënduar rëndë pas një përleshjeje në një hotel në Abu Dhabi. 

Luftëtari gjeorgjian postoi një video në rrjetet sociale duke marrë ndihmë mjekësore në fytyrë. 

Ai e ka akuzuar Usman Nurmagomedovin, vëllain e tij Umarin dhe një grup të shoqërisë së tij për këtë sulm. 

Videoja e incidentit është postuar nga ish-kampioni i UFC-së, Ilia Topuria. 

Aty shihet se si një grup prej disa personash, i afrohen Dvalishvilit, dhe e qëllojnë atë me shuplakë fillimisht, e më pas fillon edhe përleshja e madhe. 

Sipas “MMA Fighting” dhe “CBS Sports”, personi që godet i pari është Usman Nurmagomedov. 

Identiteti i të tjerëve të përfshirë në incident, ende nuk është konfirmuar. 

Ky incident ka ndodhur të mërkurën, më 11 nëntor. 

Dvalishvili ka theksuar se ka qenë duke dhënë intervistë në një hotel, kur Nurmagomedovi me shokë i është afruar dhe e kanë sulmuar fizikisht atë, bashkë me një person tjetër që ka qenë me të në shoqëri. 

“Po jepja një intervistë në një hotel kur Usmani dhe shoqëria e tij erdhën nga prapa dhe më goditën mua dhe shokun tim të ri në moshë. Sigurimi më mbajti të shtrirë, ndërsa ata si dështakë, vazhduan të na godisnin derisa ne ishim në tokë”, ka thënë Dvalishvili. 

Pavarësisht lëndimeve të marra, Dvalishvili ka thënë se është mirë. 

Dvalishvili në shtator të vitit 2024 u bë kampion i peshës së lehtë në UFC me fitore ndaj Sean O’Malleyt. Më pas e mbrojti titullin ndaj Umar Nurmagomedovit, O’Malleyt dhe Cory Sandhagenit. Humbi në dhjetor 2025 nga Petr Jan. 

Në karrierën profesioniste në Artet Marciale të Përziera, Dvalishvili ka 21 fitore e gjashtë disfata.  
Usman Nurmagomedov është luftëtar rus i Arteve Marciale të Përziera. Është nga Dagestani. Ai është kushëriri i legjendës së pamposhtur në UFC, Khabib Nurmagomedov dhe vëllai i madh i Umar Nurmagomedovit.