Laura Fazliu ka realizuar superhedhje për fitore me Ippon në çerekfinale të Grand Slamit të xhudos në Abu Dabi.
Në kategorinë deri 63 kilogramë, Laura e mposhti xhudisten që përfaqëson Emiratet e Bashkuara Arabe, Tsendbazar Mashbat.
Ndaj saj realizoi hedhje impresive për fitore me “Ippon”.