Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Militär

Akili gewinnt mit Super-Ippon die Bronzemedaille in Zagreb.

Akil Gjakova

Akil Gjakova e ka përfunduar në mënyrë impresive paraqitjen në Grand Prix të xhudos në Zagreb. Të shtunën mbrëma, Akili fitoi të bronztën në kategorinë deri 73 kilogramë. Realizoi super-hedhje për fitore me Ippon ndaj xhudistit që përfaqëson Spanjën, Anton Shualieiev. 

Është medalje shumë e vlefshme për Gjakovën, që po kthehet në nivelin më të lartë botëror. Ai i ka fituar 350 pikë shumë të rëndësishme në ranglistën botërore. 

Akili kishte ditë shumë të gjatë. Nisi me fitore ndaj rumunit Lucian Dumitrescu. Më pas e mposhti ukrainasin Serhii Nebotov. Në luftën e tretë fitoi ndaj Karim Abdulaevit të Emirateve të Bashkuara Arabe, kurse në çerekfinale e kaloi francezin Nathan Cadignan. Pra i shënoi plot katër fitore deri në gjysmëfinale, ku pësoi nga Giorgi Loladze i Gjeorgjisë.

Në kategorinë deri 73 kilogramë të shtunën garoi edhe Dardan Cena. Ai pësoi në xhiron e parë nga Daniyar Shamshayev i Kazakistanit.

Për Kosovën në Grand Prix të Zagrebit debutoi anglezi Luke Davis. Ai humbi në luftën e parë në kategorinë deri 81 kilogramë nga Gilberto Cardoso i Meksikës. Të premten në Zagreb garuan edhe tri xhudiste kosovare, që nuk fituan medalje.