Ndër vite, institucioni është ankuar për kushtet e punës, ndërsa rrjedhja e ujit – e sanuar së fundmi – ka shkaktuar edhe dëmtimin e ekspozitës që gjendej afër sallës së konferencave. Por tash, nëpërmjet një projekti për ndërhyrje të plotë, Ministria e Kulturës synon që të gjitha hapësirat të restaurohen, meqenëse ndërtesa është edhe monument. Zotimet se projekti do të jetë gati deri në fund të vitit kanë mbetur vetëm premtime. Madje, edhe deklaratat publike të majit se kompania hartuese është përzgjedhur, dalin të jenë vetëm fjalë. Thirrja ose tenderi për projektin buron nga një Memorandum Bashkëpunimi i nënshkruar sivjet gjatë fushatës zgjedhore të majit
Deri në 100 mijë euro pritet të kushtojë vetëm projekti për konservimin dhe restaurimin e ndërtesës së Institutit Albanologjik të Prishtinës. Ndër vite, institucioni është ankuar për kushtet e punës, ndërsa rrjedhja e ujit – e sanuar së fundmi – ka shkaktuar edhe dëmtimin e ekspozitës që gjendej afër sallës së konferencave. Por tash, nëpërmjet një projekti për ndërhyrje të plotë, Ministria e Kulturës synon që të gjitha hapësirat të restaurohen, meqenëse ndërtesa është edhe monument. Zotimet se projekti do të jetë gati deri në fund të vitit kanë mbetur vetëm fjalë. Madje, edhe deklaratat publike të majit se kompania hartuese është përzgjedhur, dalin të jenë vetëm fjalë. Thirrja ose tenderi për projektin buron nga një Memorandum Bashkëpunimi i nënshkruar sivjet, gjatë fushatës zgjedhore të majit.
“Hartimi i projektit të konservimit dhe restaurimit të asetit – Institutit Albanologjik të Prishtinës”, mban titullin thirrja e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, e cila është mbyllur të hënën. Nëpërmjet projektit, i cili pas përzgjedhjes së projektuesit duhet të miratohet nga Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve, synohet që punimet të nisin vitin që vjen. Të paktën, kështu parashihet në Memorandum.
“Ky tender buron nga Memorandumi. Qendra Rajonale e Trashëgimisë Kulturore në Prishtinë, pas vizitave në ndërtesë, i ka hartuar kushtet për hartimin e projektit dhe, po ashtu, i ka marrë parasysh kërkesat tona, të cilat ishin mbi 20. Besojmë se ato janë përfshirë në kushtet për hartimin e projektit”, ka thënë ushtruesi i detyrës së drejtorit të Institutit Albanologjik të Prishtinës, Fadil Grajçevci. Sipas tij, tenderi për projektin është lajm i mirë, por ka thënë se shpresojnë që procesi të shkojë sipas planeve dhe pa pengesa.
“Ndërhyrja është shumë e nevojshme. Ndërhyrja paraprake për sanimin e kulmit ka përfunduar muajt e fundit. Shpresojmë shumë që nisma e re të vazhdojë pa ndërprerje, pasi rastet si ai i Teatrit Kombëtar e Muzeut Kombëtar të Kosovës na frikësojnë për vonesa të shumta”, ka thënë Grajçevci.
Sipas tij, stafi i Institutit meriton kushte më të mira të punës, e po ashtu institucioni duhet të ketë hapësira të denja.
Vitin e ardhshëm, kur mbushet një gjysmëshekull nga ndërtimi i objektit të Institutit Albanologjik të Prishtinës, pritet të nisë restaurimi i plotë i tij. Të paktën kështu parashihet në Memorandumin e nënshkruar në majin e sivjetmë. Pas gati pesë vjetësh degradimi nga tavani që pikonte dhe arnimit të kulmit, do të vinte zotimi për restaurim, me nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Kulturës dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Udhëheqësit institucionalë ishin zotuar që hartimi i projektit restaurues të përfundonte deri në fund të vitit. Por kjo nuk ka ndodhur.
Në Memorandum parashihet edhe kthimi në muze i ekspozitës etnografike në këtë institucion, si dhe i zyrës së akademikut të ndjerë, Rexhep Qosja, i cili fillimisht ishte zgjedhur këshilltar shkencor, ndërsa kishte mbajtur edhe pozitën e drejtorit të institucionit. Një ditë pas vdekjes së Qosjës, më 23 prill, në mbledhjen përkujtimore të Institutit ishte propozuar publikisht që zyra e tij e punës të shpallej hapësirë muzeore.
Objekti i IAP-së – i mbrojtur si aset i trashëgimisë kulturore – ka kohë që përballet me vështirësi, përderisa edhe dimrin e kaluar nuk u bënte dot ballë reshjeve. Vitin e kaluar, në nëntor, u nënshkrua kontrata me titull “Renovimi dhe rivitalizimi i kulmit dhe ulluqeve të brendshme vertikale në Institutin Albanologjik”, në vlerë prej 144 mijë e 95 eurosh. Për rreth pesë vjet, tavani i objektit pikonte dhe kishte shkaktuar dëme jo vetëm në infrastrukturë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në maj kishte thënë se synimi është që objekti të mbrohet e të restaurohet për ta bërë atë institucion bashkëkohor për studiuesit e tanishëm dhe ata të ardhshëm.
“Përtej aspektit fizik të ndërtesës, ky restaurim do të trajtojë edhe funksionalizimin e qëndrueshëm, edhe ekspozitën e përhershme etnografike dhe, në veçanti, muzealizimin e zyrës së akademikut, profesorit tashmë të ndjerë, Rexhep Qosja. Synimi ynë është i qartë: ta mbrojmë e ta restaurojmë me standardet më të mira dhe ta bëjmë sa më funksional si një institucion bashkëkohor për studiuesit, studentët dhe gjeneratat që vijnë, meqenëse zhvillimi i gjuhës shqipe i ka shumë borxh pikërisht Institutit Albanologjik të Prishtinës”, kishte thënë Kurti.
Ministri i Arsimit, Hajrulla Çeku, qe zotuar se projekti do të realizohej plotësisht, pavarësisht se sa do të ishte vlera e tij.
„Wir kalkulieren den Wert, den das Design generiert, und stellen ihn wieder her. Es ist unsere Verpflichtung, das Projekt bis zum Ende abzuschließen, ungeachtet der Kosten. Die Planung beginnt umgehend, und ich gehe davon aus, dass sie innerhalb des Jahres oder bis Ende des Jahres abgeschlossen sein wird. Nächstes Jahr beginnen dann die Bauarbeiten“, sagte Çeku.
Në ngjarjen ku ishte nënshkruar Memorandumi, ishte thënë se vlera e investimit do të dihej vetëm pasi të përfundonte projekti i restaurimit. Zëvendësministrja e Kulturës, Nora Arapi, kishte thënë se ishte kontraktuar kompania përgjegjëse për hartimin e projektit për restaurimin e objektit të Institutit Albanologjik dhe se parashihej që kjo fazë të përfundonte deri në fund të këtij viti.
“Ky proces fillon tani. Ne tani e kemi të kontraktuar kompaninë që është përgjegjëse për hartimin e projektit të restaurimit, në bashkëpunim me Qendrën Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prishtinë, dhe procesi i hartimit do të zgjasë deri në fund të vitit. Në momentin që e kemi projektin e finalizuar, do ta kemi edhe vlerën e investimit, vlerë e cila do të përfshihet menjëherë në buxhetin e vitit të ardhshëm”, kishte thënë ajo. Por tash del se kompania ende nuk është kontraktuar. Pritet që ajo të kontraktohet këto ditë.
Instituti Albanologjik është institut shkencor nën Ministrinë e Arsimit, ndërsa objekti është aset i trashëgimisë kulturore nën mbrojtje të përkohshme. Objekti i tij u projektua nga arkitekti Miodrag Pesiq në vitin 1974 dhe përfundoi së ndërtuari në vitin 1977. Instituti Albanologjik u themelua në vitin 1953, në një ndërtesë tjetër, me arkitekturë të thjeshtë, të tipit të shtëpisë me kulm katërujor. Pas peripecive të mbylljes dhe rihapjes së tij, u vendos në lokacionin ku gjendet edhe sot.