Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
CHRONIK

Verdächtiger Tod in Zubin-Potok

policia

Foto: Driton Pacharada

Një person është gjetur në gjendje të rëndë shëndetësore në shtëpinë e tij, ku jetonte i vetëm. Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe autoambulanca që e kanë dërguar viktimën drejt spitalit. 

Siç bëhet e ditur në raportin e policisë, ai në spital kishte arritur pa shenja jete.

Vdekja e tij është cilësuar si e dyshimtë dhe me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Raportohet se në shtëpinë e tij ku kishte jetuar i vetëm është gjetur në gjendje të rëndë shëndetësore viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë policia dhe autoambulanca që e kanë transportuar viktimën drejt spitalit ku nga mjekët është konstatuar se i njëjtit në spital kishte arritur pa shenja jete”, thuhet në njoftimin 24-orësh të Policisë.