Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
CHRONIK

Innerhalb von 24 Stunden wurden sieben Fälle von häuslicher Gewalt gemeldet, in sechs Fällen sind die Opfer Frauen.

Polizei

Foto: Illustration

Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës në 24 orët e kaluara, ku në gjashtë prej tyre viktimat kanë qenë gra. 

Në disa prej tyre është raportuar se viktimat kanë pësuar edhe lëndime trupore e në disa raste ka pasur edhe kanosje.

 Dy prej këtyre rasteve kanë ndodhur në Prishtinë.

Në njërin prej tyre ku është sulmuar një grua i dyshuari nuk është arrestuar. 

“Është raportuar se viktima femër kosovare është kanosur verbalisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti, ndërsa i dyshuari është në kërkim policor”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë. 

Ndërkohë në rastin tjetër që është raportuar në Prishtinë i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. 

“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin policor. 

Një rast tjetër i dhunës në familje është raportuar se ka ndodhur në Lipjan, ku gjithashtu i dyshuari është liruar me vendim të prokurorit. 

“Është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje është sulmuar nga i dyshuari mashkull kosovar.  I dyshuari është dërguar për tretman mjekësor dhe me vendim të prokurorit është liruar”, thuhet në raportin e Policisë. 

Një rast tjetër është raportuar se ka ndodhur në Viti ku një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj një gruaje dhe një burri. 

“Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se i njëjti ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër dhe viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit me rekomandim të specialistit është dërguar për trajtim mjekësor, nën mbikëqyrje të policisë”, thuhet në raportin policor.

Dy raste të tjera të dhunës në familje janë raportuat në Klinë. 

Në njërin prej tyre ka pasur edhe lëndim të lehtë trupor. 

“Është raportuar se viktima femër kosovare është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.

E në tjetrin,, përveç dhunës në familje është raportuar edhe për kanosje. 

“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës mashkull kosovar. Lidhur me rastin njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë arrestuar të dyshuarin, i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.

Ndërkohë që në një rast që është raportuar se ka ndodhur në Pejë, gjithashtu është raportuar edhe për lëndim të lehtë trupor. 

“Është raportuar se viktima femër kosovare ishte sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar ku dhe si pasojë kishte pranuar tretman mjekësor.  Lidhur me rastin janë intervistuar palët dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin policor.