Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e kaluara në Policinë e Kosovës.
Prej tyre tri raste janë raportuar në Gjakovë, dy në Graçanicë dhe nga një rast në Skenderaj e Vushtrri.
Në një rast që është raportuar në Gjakovë vëllai dyshohet se ka sulmuar motrën. Ai është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
“Është raportuar se vëllai i dyshuari mashkull kosovar, ka sulmuar fizikisht motrën deri sa ishte në gjendje të dehur. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.
Në një rast tjerët në këtë komunë një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes.
“Më 20.11.2026 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. I dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.
Ndërkohë që në një tjetër rast në Gjakovë djali dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj babait të tij.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte ushtruar dhunë psikike ndaj babait të tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Dy raste të dhunës në familje janë raportuar në Graçanicë.
Në njërin një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.
Kurse në rastin tjetër që ka ndodhur në Graçanicë, një burrë ka raportuar se është frikësuar nga bashkëshortja e tij.
“Është raportuar se një mashkull kosovar, ishte i frikësuar nga bashkëshortja e tij e dyshuara femër kosovare. E dyshuar është intervistuar dhe me vendim të prokurorit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Në rast është raportuar se ka ndodhur në Skenderaj ku është arrestuar një burrë i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj tri vajzave të tij, njëra nga të cilat e mitur.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj tri vajzave të tij (njëra e mitur). Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.
Ndërkohë një rast që është raportuar se ka ndodhur në Vushtrri kur një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike e psikike ndaj bashkëshortes është cilësuar si “sulm”.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në vazhdimësi kishte ushtuar dhunë psikike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.