Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
CHRONIK

Shiroka-Pula: Die Umstände des Mordes in Peja erfordern eine dringende und unparteiische Untersuchung

Justina Shiroka - Huhn

Presidentja Justina Shiroka - Pula ka thënë se rrethanat në të cilat ndodhi vrasja e Arlinda Zekajt nga Peja kërkojnë hetim urgjent, të plotë dhe të paanshëm.

Ajo ka kërkuar nga organet kompetente që të hetojnë me përparësi jo vetëm rrethanat e vrasjes dhe përgjegjësinë penale të personave të dyshuar, por edhe trajtimin e kërkesave të viktimës dhe veprimet e secilit institucion që kishte detyrimin ligjor ta mbronte.

“Duhet të sqarohet nëse janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për vlerësimin e rrezikut dhe mbrojtjen e saj. Çdo sinjal për rrezik, çdo kërkesë për ndihmë dhe çdo ankesë ndaj mosveprimit institucional duhet të trajtohet me seriozitetin maksimal. Mbrojtja e jetës dhe sigurisë së qytetarëve është detyrim i panegociueshëm i institucioneve”, ka shkruar Shirka-Pula.

Ajo u ka bërë thirrje institucioneve të drejtësisë që të veprojnë me urgjencë, profesionalizëm dhe paanshmëri, në mënyrë që sië ka shkruar, çdo rrethanë e këtij rasti të hetohet dhe drejtësia të vihet në vend.

“Asnjë grua nuk duhet të mbetet e pambrojtur pasi kërkon ndihmë nga institucionet e shtetit. Siguria dhe dinjiteti i çdo gruaje duhet të trajtohen si përgjegjësi themelore institucionale, ndaj çdo dyshim për dështim në përmbushjen e kësaj përgjegjësie duhet të marrë përgjigje të qartë. U shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së viktimës dhe të gjithë të afërmve të saj. Mbrojtja e jetës së grave është detyrim i panegociueshëm, ndaj nuk ka kompromis kur ajo vihet në rrezik”, ka shkruar Shiroka-Pula.

Sipas Policisë vrasja e Arlinda Zekajt ka ndodhur të dielën në Vitomiricë të Pejës, ndërsa i dyshuar është kunati i viktimës. I dyshuari ndodhet në arrati, ndërsa viktima dyshohet se është vrarë pas goditjeve me një mjet të fortë.

Lesen Sie andere Updates
Mord

Die in Peja getötete Frau hatte beim Staat Schutz gesucht.

Die Frau aus Peja, die am Sonntagabend getötet wurde, drei Tage vor dem Vorfall...