Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
CHRONIK

In Kosovo Polje wurden Schmuggelwaren beschlagnahmt und zwei Personen festgenommen.

Kosovo-Polizei

Dy persona të dyshuar, shtetas kosovarë, janë arrestuar në Fushë-Kosovë, pasi në një automjet transportues janë gjetur sasi të konsiderueshme mallrash të kategorive të ndryshme, për të cilat nuk është prezantuar dokumentacioni që dëshmon importin e ligjshëm.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, mallrat janë kapur të shtunën kur njësitë e Sektorit të Hetimeve të Policisë Kufitare, gjatë trajtimit të informatave lidhur me dyshimet për kontrabandë me mallra, kanë ndaluar për kontroll një automjet transportues të tipit kombi, me targa vendore, në të cilin ndodheshin dy të dyshuar.

Gjatë kontrollit të automjetit, zyrtarët policorë kanë gjetur një sasi të konsiderueshme mallrash, përfshirë barna, produkte higjienike, bizhuteri, veshmbathje, pajisje teknologjike, kompjuterë, laptopë dhe telefona celularë.

Gjatë intervistimit, të dyshuarit kanë deklaruar se mallrat i kishin sjellë nga Maqedonia e Veriut. Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk ka paraqitur dokumentacionin përkatës që do të dëshmonte importin e ligjshëm të mallrave.

Në cilësinë e provave materiale, përveç mallrave të gjetura, është sekuestruar edhe automjeti transportues.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar për veprat e dyshuara penale “Prodhim dhe shpërndarje e produkteve të dëmshme mjekësore”, “Kontrabandim me mallra” dhe “Shmangie nga pagesa e tarifave doganore ose tarifave të akcizës”.