Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Fußball

Zhegrova und Bremer haben die meisten Tore bei Juventus erzielt.

Edon Zhegrova

Juventusi renditet në vendin e 13-të për gola të shënuar deri më tani në Serie A. Juventusi ka shënuar vetëm 11 gola në nëntë ndeshje. 

“Edon Zhegrova dhe Bremer kanë shënuar nga dy gola secili për Juventusin, ndërsa Conceicao, Douglas Luiz, Gatti, Kolo Muani, Koopmeiners, Nico Gonzalez dhe McKennie kanë nga një gol secili. Në nëntë xhiro sulmuesit e Juventusit kanë shënuar vetëm një gol së bashku. Kolo Muani ka shënuar një, Woltemade nuk ka shënuar asnjë. Nëse vazhdojnë kështu, francezi dhe gjermani do të jenë në rrugën e duhur për t’u mbajtur mend si dyshja më e keqe e sulmit e të gjitha kohërave në historinë e Juventusit”, shkruan “Goal”.

Zhegrova ka edhe një asistim në 185 minuta për Juventusin në shtatë ndeshje.

Futbollisti i Kosovës nuk ka pasur shumë hapësirë te Juventusi, por bashkë me Bremerin i prijnë listës së golashënuesve më të mirë të “Zonjës së Vjetër”.