Besfort Zeneli ka kontribuar me një asistim të dielën mbrëma në fitoren e Royale Unionit.
Royale Unioni e ka mposhtur Gentin në shtëpi me rezultatin 3:1, në kuadër të xhiros së 13-të të elitës së futbollit belg.
Zeneli asistoi te goli për 2:0 të cilin e realizoi Rob Schoofs në minutën e 53-të.
Mesfushori Zeneli e kompletoi ndeshjen dhe ishte prej më të mirëve te skuadra e tij.
24-vjeçari këtë edicion në 22 ndeshjet e zhvilluara në të gjitha garat ka shënuar pesë gola dhe ka bërë tetë asistime.
Royale Unioni vazhdon të jetë lider me 35 pikë. Genti ka shtatë pikë më pak në pozitën e katërt.