Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Fußball

Rekord für rote Karten gebrochen

Prügel

Ndoshta duket e pabesueshme. Por ka ndodhur vërtetë. Ndeshja e grupmoshës U20 mes Uberlandias dhe Mamores në Minas Gerais të Brazilit, ka përfunduar me 51 të ndëshkuar me kartonë të kuq. 
Ndeshja u ndërpre në minutën e 54-t, kur në përleshje u përfshi një numër i madh i futbollistëve dhe zyrtarëve. Me të kuq u ndëshkuan 43 lojtarë dhe tetë anëtarë të stafeve të ekipeve. 

Ky numër i kartonëve të kuq ka hyrë në Librin e Rekordeve. 

E ka thyer rekordin e 36 kartonëve të kuq nga një ndeshje futbolli në Argjentinë, në vitin 2011. 
Ndeshja e grupmoshës U20, që i takoi kategorisë së dytë, u zhvillua më 1 nëntor.