Kosova më 14 nëntor e pret Izraelin në Prishtinë.
Ndeshja luhet nga ora 15:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Dy vjet më parë, Kosova e Izraeli luajtën në Prishtinë, në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2024”.
Fitorja 1:0 e Kosovës thuajse mbeti në hije për shkak të gjendjes shumë të keqe të fushës. Fusha ishte e mbuluar nga lloçi, ndërsa u rëndua edhe më shumë gjatë zhvillimit të ndeshjes. Një lojtar i Izraelit e krahasoi atë me stallë derrash.
Tek Izraeli kanë sërish frikë se fusha mund të mos jetë e përshtatshme për lojë të shtunën e ardhshme.
Përzgjedhësi i Izraelit, Ran Ben Shimon, ka folur të enjten në konferencë për fushën e stadiumit “Fadil Vokrri”.
“Në përgatitjen tonë profesionale, ka edhe përgatitje për një fushë të keqe, madje edhe për një ekip që është shumë i qartë në mënyrën se si luan, shumë i fortë dhe i talentuar sipas mendimit tim, por nuk ka asgjë që nuk është përmendur në bisedat profesionale. Gjithashtu bie shi gjatë kësaj periudhe, kështu që për shkak se menduam se do të ishte më e përshtatshme të bënim përgatitjet në Izrael, po përgatitemi për kushtet mjedisore”, ka thënë Ran Ben Shimon.
Stadiumi “Fadil Vokrri” është i vetmi i pranueshëm në Kosovë për ndeshje ndërkombëtare.
Ka disa javë që në stadiumin “Fadil Vokrri” nuk është zhvilluar asnjë aktivitet në mënyrë që fusha të jetë në gjendje të mirë për grumbullimin e këtij muaji.
Së fundmi gjendja e fushës ishte kritikuar muajin e kaluar nga austriakët e po ashtu edhe përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda.
Kosova e nis grumbullimin për ndeshjet kundër Izraelit dhe Austrisë të hënën.
Grupin B3 e udhëheq Austria me tetë pikë. Kosova e Irlanda kanë nga pesë pikë, ndërsa Izraeli është i fundit me dy pikë.
Ben Shimon ka besim se Izraeli ka gjasa reale për t’i fituar dy ndeshjet e fundit.
“Po hyjmë në dy ndeshje të rëndësishme për sa u përket pikëve. Dua ta shoh ekipin të luajë mirë dhe të vijë në këto ndeshje me një besim të vërtetë se mund të fitojmë. Mendoj se ekipi po e bën këtë dhe po bëhet më i fortë herë pas here. Ka pasur rënie, dhe kundër Irlandës pati një rënie të vështirë dhe të dhimbshme. Duhet të përmirësohemi në të gjitha parametrat, përfshirë edhe anën mendore”, është shprehur ai.
Ben Shimon të enjten publikoi listën e lojtarëve për dy ndeshjet e këtij muaji.
Der 17-jährige Orian Goren vom FC Barcelona wurde erstmals von Israel für die Spiele gegen Kosovo und Österreich nominiert.
Goren saß beim „El Clasico“ gegen Real Madrid für Barcelona auf der Ersatzbank.
Auch Tschechien hatte Interesse an dem Talent des FC Barcelona bekundet, doch er hat sich nun entschieden, für Israel zu spielen. Goren hat in Israel bereits alle Altersklassen durchlaufen.