Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Fußball

Israel betrachtet den Kampf gegen Kosovo als schwierig

Israel

Sulmuesi i Izraelit, Manor Solomon, ka pranuar se i pret ndeshje e vështirë kundër Kosovës të shtunën.

Ai ka theksuar se synimi i Izraelit është fitorja në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ndeshja luhet nga ora 15:00 dhe i takon Grupit B3.

“Patëm disa ndeshje të këqija dhe shpresoj se kemi mësuar nga gabimet tona. Në dy ndeshjet e fundit kemi luajtur pak më mirë, por për fat të keq nuk kishim inteligjencën për të fituar. Ne duam vërtet ta shpëtojmë këtë sezon dhe për ne fillon me një fitore në Kosovë. E dimë sa e vështirë do të jetë, por besojmë në vete”, ka thënë Solomon, i cili ka shënuar tetë gola në 53 ndeshje për Izraelin.

Kosova e Izraeli janë përballur tri herë në të kaluarën. Dy ndeshje përfunduan baras, kurse ndeshjen e 12 nëntorit të vitit 2023 në Prishtinë e kishte fituar Kosova 1:0.

Në humbjen nga Kosova në kualifikimet për “Euro 2024”, Solomon kishte munguar. Kishte kritika pas asaj ndeshje, sidomos për fushën e keqe. Një lojtar izraelit e kishte cilësuar fushën si stallë derrash. 

“Nuk isha atje, isha i lënduar. Kam dëgjuar se fusha nuk është më e mira dhe se është një stadium që nuk është i lehtë për të luajtur. Tashmë mezi pres ndeshjen. Do të shohim se cilat janë kushtet dhe çfarë duhet të bëjmë për të fituar”, është shprehur sulmuesi 27-vjeçar.