Sulmuesi i Real Madridit, Vinicius Junior, ka shpërthyer të martën në fitoren e Përfaqësueses së Brazilit.
Brazili e mposhti Singaporin në ndeshje miqësore me rezultatin e thellë 7:0.
Ndeshja u zhvillua në Kallang të Singaporit.
Vinicius realizoi “hat-trick”. 26-vjeçari shënoi tre golat e parë të takimit.
Endrick, Estevao dhe Rayan shënuan golat e tjerë për Brazilin, ndërsa goli i shtatë ishte autogol i Raoul Suhaimit.
Vinicius realizoi dy gola edhe të shtunën e kaluar në disfatën që e pësoi Brazili nga Japonia me rezultatin 3:2. Edhe kjo ndeshje ishte miqësore.