Xherdan Shaqiri është përfshirë në formacionin më të mirë të javës së tetë të Superligës së Zvicrës.
Formacioni më i mirë i javës është përzgjedhur të hënën nga faqja e specializuar për statistika “SofaScore”.
Shaqiri shkëlqeu të dielën në fitoren e skuadrës së Baselit.
Baseli e mposhti Luzernin në udhëtim me rezultatin 4:2.
Kapiteni Shaqiri i realizoi dy supergola dhe bëri një asistim.
Sipas “SofaScore”, Shaqiri është vlerësuar me notën 9.9.
34-vjeçari në nëntë ndeshjet e zhvilluara në të gjitha garat këtë edicion ka kontribuar me tri gola dhe një asistim.