Sulmuesi i Kosovës, Albion Rrahmani, u la në stol në ndeshjen që Venezia e zhvilloi ndaj Fiorentinas.
Venezia të premten mbrëma u mposht 4:2 nga Fiorentina në kuadër të xhiros së katërt të Serie A.
Për Fiorentinan shkëlqeu sulmuesi Franco Mastantuono i cili realizoi “hat-trick”.
Ndërsa në fitoren e Fiorentinas gol realizoi edhe Mateo Pellegrino.
Ndërkohë golat për Venezian i realizuan Akor Adams dhe Antoine Hainaut.
Venezia është pa pik në pozitën e fundit.
Fiorentina ka tri pikë në vendin e 15-të.