Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Fußball

Platzprobleme zwingen die Schweiz zum Umzug nach Maribor

Murat Jakin

Ndeshja e Ligës së Kombeve mes Sllovenisë dhe Zvicrës do të zhvendoset nga Lubjana në Maribor, për shkak të telasheve me terrenin e stadiumit. 

Në muajin nëntor, Zvicra do të përballet edhe me Skocinë. 

Të mërkurën gjatë ditës, Federata e Futbollit e Zvicrës ka shkruar se ndaj Sllovenisë më 13 nëntor, ndeshja nuk do të luhet në kryeqendrën sllovene. 

“Për shkak të përdorimit të shpeshtë gjatë vitit dhe kushteve klimatike, që ndikojnë në rritjen e ngadaltë të barit, fusha nuk do të jetë në kushte të duhura gjatë kohës së ndeshjes, pavarësisht rinovimit intensiv”, ka shkruar Federata zvicerane për ndryshimin e planit. 

Përzgjedhësi Murat Yakin ishte ankuar edhe për barin e stadiumit në Shkup para ndeshjes me Maqedoninë e Veriut.