Portieri i parë i Kosovës, Arijanet Muriq, u la në stol edhe të martën. Por Sassuolo humbi sërish në Serie A. Madje humbi në shtëpi shumë thellë, 6:2 nga Lazio.
Ndeshja Sassuolo – Lazio i takoi xhiros së nëntë të elitës italiane të futbollit.
Për portierin Muriq ishte ndeshja e dytë rresht në stol.
Ai nuk ishte aktivizuar edhe kundër Comos.
Muriq humbi vendin pas gabimeve, sidomos në humbjen 4:2 nga Frossinone, në xhiron e shtatë.
Sassuolo ka tetë pikë nga nëntë ndeshje, kurse Lazio ngritët në vendin e parë me 25 pikë.
Interi i vendit të dytë e luan të mërkurën ndeshjen kundër Venezias.