Mauricio Pochettino është i gatshëm ta pranojë ofertën e Manchester Unitedit për t’u bërë trajner i ardhshëm i skuadrës.
Unitedi i ka nisur bisedimet me trajnerin argjentinas, ndërsa e ardhmja e trajnerit aktual, Michael Carrick, pritet të bëhet e ditur në 48 orët e ardhshme.
Pochettino aktualisht është përzgjedhës i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Djajtë e kuq” duhet t’i shpenzojnë afro nëntë milionë euro në mënyrë që Pochettino ta shkëpusë kontratën me SHBA-në.
Me Pochettinon, Unitedi ka biseduar edhe në tri raste tjera, në vitet 2018, 2022 dhe 2024.
Pochettino në Premier League ka punuar te Southamptoni, Tottenhami dhe Chelsea.