Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Fußball

Die Auslosung für die Europameisterschaft, die ebenfalls in Albanien stattfindet, wird in Belgrad abgehalten.

Euro 2027

Të martën mbrëma janë luajtur ndeshjet e fundit kualifikuese për Kampionatin Evropian për futbollistët deri në 21 vjet që vitin e ardhshëm mbahet në Shqipëri dhe Serbi.

Ky organizim i përbashkët me Serbinë, përkatësisht me Federatën e Futbollit të Serbisë, solli kritika të shumta për Federatën Shqiptare të Futbollit. Megjithatë FSHF-ja i qëndroi prapa organizimit të përbashkët me Serbinë dhe tashmë dihen të gjitha përfaqësueset pjesëmarrëse.

Të martën janë luajtur ndeshjet e fundit të plejofit, që përcaktuan katër përfaqësueset e fundit të Evropianit. Përmes plejofit u kualifikuan Holanda, Greqia, Finlanda dhe Çekia.

Shqipëria dhe Serbia marrin pjesë si organizatore, ndërsa në Euro 2027 janë kualifikuar edhe Kroacia, Norvegjia, Portugalia, Anglia, Franca, Italia, Gjermania, Polonia, Belgjika e Spanja.

Evropiani U21 mbahet prej 16 qershorit deri më 3 korrik të vitit të ardhshëm.

“Për herë të parë në histori, Kombëtarja shqiptare U21 do të jetë pjesë e fazës finale të një Kampionati Evropian të kësaj grupmoshe. Ky turne përfaqëson një ngjarje të rëndësishme për sportin shqiptar dhe një mundësi të veçantë për të promovuar vendin tonë në arenën ndërkombëtare, duke mirëpritur disa prej talenteve më të spikatura të futbollit evropian”, ka shkruar FSHF-ja të mërkurën.

Shorti i Evropianit do të tërhiqet më 26 nëntor nga ora 18:30 në Beograd, ka njoftuar tutje FSHF-ja.

Serbia do të jetë në Grupin A, ndërsa Shqipëria në Grupin B. Ndeshjet e Grupit B zhvillohen në Tiranë dhe Elbasan. Ndërkohë ndeshjet e Grupit D do të zhvillohen në Shkodër dhe Tiranë.

Grupi A organizohet në Beograd dhe Leskovc të Serbisë, ndërsa Grupi C në Baçka Topola dhe Loznicë të Serbisë.

Dy çerekfinale do të organizohen në Shqipëri e dy të tjera në Serbi. Gjysmëfinalet janë në Tiranë e Beograd. Finalja luhet në Tiranë, ndërsa ndeshja për vend të tretë në Baçka Topola.

Kosova U21 u rendit e katërta në kualifikime. Mbeti pas Spanjës, Finlandës e Rumanisë në grup, ndërsa ishte më e suksesshme se Qipro e San Marino.