Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Fußball

Muriqi oder Vokrri? Lindri Kamberi antwortet

Lindrit Kamberi

Lindrit Kamberi të shtunën debutoi me fanellën e Kosovës.

Kamberi kompletoi ndeshjen ndaj Izraelit. U paraqit në qendër të mbrojtjes në mungesë të Albian Hajdarit dhe Lumbardh Dellovës.

Paraqitja e Kamberit në barazimin pa gola ndaj Izraelit u vlerësua pozitive.

“Blick” ka publikuar një video të Kamberit, i cili ka bërë renditjen e pesë lojtarëve më të mirë nga Kosova. 

Videoja është incizuar më herët në ambientet e Zurichut, ku Kamberi është kapiten.

Për Kamberin në vendin e parë është Fadil Vokrri, sulmuesi legjendar i futbollit kosovar dhe ish-kryetari i FFK-së. Pas Vokrrit, në pozitën e dytë, Kamberi e ka renditur Vedat Muriqin. Pozitën e tretë, sipas Kamberit e meriton ish-kapiteni, Amir Rrahmani. Edon Zhegrova është i katërti ndërsa në pozitën e pestë e ka vendosur bashkëlojtarin e tij te Zurichut, Bledian Krasniqi. Krasniqi ka luajtur një ndeshje për Kosovën.