Ernest Muçi është vlerësuar me notë të lart në fitoren 2:0 të Trabzonsporit kundër Alanyasporit të dielën mbrëma.
Ndeshja i takoi xhiros së 11-të të Superligës së Turqisë, ndërsa Muçi luajti deri në minutën e 80-të.
Tek Alanyaspori ndeshjen e kompletuan Fidan Aliti e Florent Hadërgjonaj.
Golat e fitores për Trabzonin i shënuan Wagner Pina dhe Mohamed Salah.
Me fitore Trabzonspori është ngritur në vendin e dytë me 25 pikë. Ka tri pikë më pak se Galatasaray.
Alanyaspori ka 12 pikë nga 11 ndeshje.