Monaco i dha fund një serie prej tre humbjesh rresht në përballet kundër Lille në League 1 të Francës.
Derbi francez i zhvilluar të dielën ndërmjet Monacos dhe Lillet përfundoi baras, 1:1.
Monaco e shënoi golin e barazimit pasi Lille mbeti me dhjetë lojtarë në fushë.
Vëllai i vogël i superyllit të Realit, Kylian Mbappe, Ethan shënoi golin e epërsisë për Lillen në minutën e 24-t. Por epërsinë numerike në fushë Monaco e shfrytëzoi duke realizuar golin e barazimit 1:1 në minutën e 74-t nëpërmjet Edan Diop.
Lille e Monaco kanë nga 15 pikë.