Dirk Kuyt është larguar nga Fenerbahçe të mërkurën, një javë pasi si trajner i përkohshëm e mposhti ish-klubin, Liverpoolin, në Ligën e Kampionëve.
Holandezi e udhëhoqi ekipin në fitoren 3:2, me Vedat Muriqin që e shënoi golin vendimtar.
Kuyt nuk ka pranuar të punojë në stafin e trajnerit të ri, Emre Belozoglu.
Kuyt u kthye te Fenerbahçe në korrik si asistent i trajnerit Ismail Kartal, që dha dorëheqje muajin e kaluar. Holandezi Kuyt te Feneri luajti nga viti 2012 deri në vitin 2015.
“Të falënderojmë nga zemra për kontributin e dhënë për këto ngjyra. Sot të themi lamtumirë, por vendi yt në këtë familje do të jetë i përhershëm”, ka shkruar Fenerbahçe.