Ermal Krasniqi e ka shënuar golin e parë në Superligën e Turqisë.
Krasniqi realizoi gol të bukur në fitoren 5:1 të Amedsporit ndaj Eyupsporit.
Ndeshja e zhvilluar të dielën i takoi xhiros së dhjetë.
Reprezentuesi i Kosovës, Krasniqi, e realizoi golin e parë në ndeshje në minutën e 13-të.
28-vjeçari Krasniqi këtë edicion ka kontribuar edhe me dy asistime.
Ai luajti deri në minutën e 55-të, kurse bashkëlojtari i tij, Lumbardh Dellova, mungoi për shkak të suspendimit.
Skuadra që drejtohet nga trajneri Besnik Hasi e zë vendin e dytë me 23 pikë.
Dy pikë më shumë ka Galatasaray që është lider.
Ndërsa Eyupspori mbetet në pozitën e fundit me tri pikë.
Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
-
1. November 2026 13:25
-
Teilen mit: